Sindikata e Policisë së Kosovës, sot ka drejtuar një kërkesë Ministrit Sveçla për një pagë shtesë për punonjësit e policisë duke u bazuar në angazhimin e Policisë sidomos për masat anti Covid19 dhe shumë operacioneve të tjera.
Siç thuhet në kërkesen e Sidikatës dhe arsytohet, duku e ditur që Policia e Kosovës është bartëse krysore e sigurisë në vend.
Më poshtë gjeni këkresën e plotë:
I nderuar z.Xhelal Sveçla-Ministër i MPB-së
Duke pas parasysh përkushtimin e Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2021, në angazhimet e tyre në punët e përditshme si dhe në angazhimet shtesë të planeve të ndryshme operative, si COVID 19 dhe operacioneve tjera, ku janë duke e dëshmuar punën e tyre profesionale dhe përkushtimin
pavarësisht sfidave me të cilat përballen duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Andaj kërkojmë nga Ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër I MPB-së dhe nga Qeveria e Juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Poicisë së Koosvës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të
jashtezakonshme.
Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Repubikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e
pandemisë COVD 19 e që për vitin 2021 nuk kanë marr asnjë shtesë edhe pse me Ligj ka qenë e paraparë.
Andaj, i nderuar Ministër i MPB-së mbesim më shpresë se do t’a realizoni kërkesën tonë pa dallim për të gjithë Zyrtarët Policor dhe Stafin civil në Policinë e Kosvës, thuhet në kërkesën e Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë. /Globisot.net/