Ka disa javë që është shfaqur mungesa e targave në qendrat e regjistrimit të automjeteve.
Në rrugët e Kosovës vërehet një numër i madh i automjeteve që në mungesë të targave të rregullta në Agjencinë për Regjistrim Civil, janë të pajisura me targa provuese (të përkohshme) deri në përfundimin e procesit të prokurimit për furnizim me targa civile.
Edhe pse MPB-ja patë deklaruar se furnizimi me targa do të fillonte nga kjo javë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Ende nuk ka filluar paisja e qytetarëve me targa RKS.
Sipas kontratës për “Furnizim me targa të automjeteve’’, duhet të presim që të përbushet afati i liferimit për furnizime”, thuhet në përgjigje.
“Në fillim të muajit mars, qytetarët do të kenë mundësi që të pajisen me targa RKS”./Globisot.net/
Discussion about this post