Valon Behrami ishte më i miri në fushë për Zvicrën në barazimin historik të arritur në takimin e parë të grupit E në kupën e Botës.
Ai ishte një luftëtar i vërtetë në fushën e lojës duke ia bërë të vështirë “jeten” yllit brazilian Neymar falë markimit të ashpër.
Behrami pati statistika të “frikshme” në këtë ndeshje duke kujtuar kohërat e tij më të mira.
Megjithatë pavarësishtr moshës, mesfushori përvecse ishte më i miri në fushë, shkëlqeu ndër 4 shqiptarët që ishin në total në fushë për helvetet, Shaqiri, Xhemaili dhe Granit Xhaka.
Më poshtë, statistikat individuale të lojës së Behramit ndaj Brazilit.
100 përqind e dueleve ajrore të fituara
100 përqind e ndërhyrjeve të kompletuara
60 prekje
44 pasime të tentuara
41 pasime të kompletuara
6 dyluftime të fituara
4 faulle të kryera
2 ndërprerje