Duket se është sezona e pushimeve për vipat tanë kjo kohë e ditëve të para të dhjetorit.
Derisa këto ditë të ftohta të gjithë në Kosovë e Evropë po qëndrojmë brenda nëpër shtëpitë tona, të strukur në batanije, artistët tanë kanë vendosur që për disa ditë të mos mirren fare me këto temperatura të ulëta.
Shumë nga ta, siç duket kanë shkuar në të njëjtën kohë në vende ku temperaturat janë të larta dhe në bregdet.
Nga postimet e tyre në profilet në Instagram, madje na kanë rikthyer në verë kur fotot nga pushimet në vendet e nxehta pushtojnë rrjetin, shkruan Gazeta Express.
Ndër të parat që ka filluar pushimet është Dafina Zeqiri, e cila ka zgjedhë që me nënën dhe motrën e saj të shkojnë në Maldive.
Dafina po sjell vazhdimisht pamje nga vendi magjik.
E Genta Ismajli dhe Shkenda Dubova kanë zgjedhë Tajlandën e bukur, nga po sjellin pamje parajse.
https://www.instagram.com/p/Bq7oQSqhL_k/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/Bq7JDhiHX07/?utm_source=ig_web_copy_link