Ngrohtorja Termokos ka njoftuar se nga e hëna e 16 majit, ekipet e saj hulumtuese do të fillojnë matjet teknik dhe analizimin e gjendjes së radiatorëve në lagjen “Bregu i Diellit”.
Përmes një njoftimi për media Termokosi ka shkruar: “Informatë për banorët e lagjes ‘Bregu i diellit’.
Nga e hëna e ardhshme, respektivisht 16 maj, ekipet hulumtuese, me uniforma, të autorizuar nga Komuna e Prishtinës, Termokos-i dhe MFK, do të vijnë tek banesat tuaja për të bërë matje teknike dhe për të analizuar gjendjen e radiatorëve në tërë “Bregun e diellit”.
Ju lusim të bashkëpunoni, ashtu që projekti të ketë të dhëna sa më koncize dhe implementim sa më të shpejtë.
Shpërndajeni këtë post dhe lajmëroni të gjithë, që jetojnë në rrugën “Elez Geci” dhe “Qazim Bobaj” hyrjet me numër prej 1 deri 8.
Së shpejti vijmë në të gjitha lagjet!
Për të qenë të informuar në kohë reale, bashkohu në komunitetin tonë në Viber duke klikuar këtë link https://bit.ly/3y14YUM apo
vizito: www.termokos.org/heatsave“./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post