Luka Modric mbrëmë është shpallur futbollisti më i mirë në botë, në ceremoninë e ‘Ballon d’Or’ të organizuar nga France Football.
Futbollisti kroat, që brenda vitit e fitoi Ligën e Kampionëve dhe medaljen e argjendtë në Kupën e Botës, ka thyer hegjemoninë Messi-Ronaldo duke u bërë lojtari i parë përveç dyshes që e fiton këtë çmim pas 10 vitesh, transmeton Insporti.
Modric paraprakisht ishte shpallur edhe lojtari më i mirë i Evropës, si dhe futbollisti i vitit në ‘FIFA The Best Awards’.
Gazetarët që kanë përfaqësuar shtetet e tyre, kanë hedhur top 5-shen e tyre në këto votime, ku nga Kosova votoi gazetari Bajram Shala, derisa nga Shqipëria Besnik Dizdari.
Më poshtë keni votimet për fituesin e ‘Topit të Artë’ nga gazetari i secilit shtet.