Për marrjen e kontrollit të Liqenit të Ujmanit nga forcat e KFOR-it kanë raportuar edhe mediat serbe.
Disa automjete “Jeep” me ushtarë të armatosur amerikanë janë duke qëndruar në hyrje të Liqenit, ka raportuar Tanjug.
Megjithatë, sipas Tanjug, ushtarët e KFOR-it kanë thënë se kjo nuk është bllokadë, por vetëm stërvitje ushtarake si pjesë e një itinerari të rregullt.
Megjithatë, ushtarët e KFOR-it nuk janë duke e lënë askënd që të hyjë brenda territorit të liqenit.