VIDEO/ Fiore fluturon në gjysmëfinale, Atalanta: E vendosi arbitri

Atalanta është befasuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë duke qenë se është eliminuar pas disfatës me rezultatin 2-3 ndaj Fiorentinës

664
Shperndaje
2k
VIEWS

Atalanta është befasuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë duke qenë se është eliminuar pas disfatës me rezultatin 2-3 ndaj Fiorentinës.

5 gola për të përcaktuar një fitues, Fiorentina fluturon për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë teksa mposhti Atalanta me rezultatin 3-2. Në Gewiss Stadium, u zhvillua një 90-minutësh shumë i bukur, të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Piatek në minutën e 8-të. Bergamaskët iu kundërpërgjigjën me një gol shumë të bukur të Zappacosta në minutën e 30-të.

Në pjesën e dytë, Atalanta realizoi edhe golin e dytë me Boga duke krijuar iluzionin e një përmbysje të madhe. Në të 71-tën ishte sërish Piatek që realizoi për Fioren pasi gaboi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë. Fiorentina mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 79-të pas daljes me karton të kuq të Martinez Quarta, i dyti i verdhë, por në  minutën e 93-të Milenkovic shënoi golin e tretë për Fiorentinën duke i dhuruar një biletë për në gjysmëfinale ku do të përballet me Juventusin.

  Fiore

Në përfundim të ndeshjes, Gasperini nuk foli për mediat por u paraqit drejtori i deleguar i Atalanta, Umberto Marino: “Komplimente Fiorenties, por duhet të marrim parasysh ato që ndodhën. Episodet edhe këtë herë nuk ishin në favor, çuditërisht Fiorentina fiton gjithnjë penallti kundër nesh.

Nuk kishim të bënim me një faull të Demiral dhe të mos shohësh pozicion jashtë loje është e rëndë. Gabimet ndodhin por për fat të keq po ndodhin disi si shpesh, edhe në kampionat. Të vjen keq të mos jesh në gjysmëfinale për një episod të ndodhur në minutën e 92-të”, u shpreh Marino.

 

Ndërkaq, në minutën e 79, vjollcët morën një goditje duke qenë se mbetën me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Martinez Quarta, ekipi nga Firence gjeti forcën dhe  i dha goditjen përfundimtare Atalantës me anë të mbrojtësit Milenkovic.

Goli i mbrojtësit kaloi edhe nëpërmjet VAR, por që në fund u konfirmua dhe i dhuroi kualifikimin skuadrës, me Fiorentinën që pret në gjysmëfinalen fituesen e çiftit Juventus-Sassuolo.

 

 

/Globisot.net/

Të ngjashme Postime

Postimi tjetër

Diskutim rreth kësaj post

ADVERTISEMENT

Lajmet e fundit ne Globi!

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.