Tashmë po bëhet zakon që universitete të ndryshme po thërrasin personazhe të njohur për të mbajtur fjalimin e njohur edhe si ‘fjalimi i fillimit’ për të gjithë studentët e diplomuar.
Këtë herë, fjalimin e fillimit në universitetin Kent në Ohajo, SHBA, e mbajti aktori i njohur Michael Keaton.
66-vjeçari i entuziazmoi të pranishmit kur e mbylli fjalimin e shprehjen e tij ikonike: “Unë jam Batman”.
Pasi tha fjalët e fundit përpara të diplomuarve, turma u çmend.
Keaton ka qenë dikur student i universitetit të Ohajos, por e la pas dy vitesh për të nisur rrugën e aktrimit në Hollivud.
Duket se ishte një lëvizje e mirë për aktorin, pasi u bë protagonist i filmit “Batman”.