Policia e Kosovës sot gjatë një operacioni në rajonin e Gjilanit, ka arrestuar pesë persona të nacionalitet serb nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
Mësohet se në fshatin Kufcë e Epërme policia ka arrestuar shefin e të ashtuquajturit Qarku Anamoravës së Kosovës, Radovan Stojkoviqin, dhe drejtorin e degës së Shërbimit Kombëtar të Serbisë për Punësim, Jovan Deniq, si dhe Nenad Stojanoviqin, i punësuar në Ushtrinë e Serbisë, meqë ka ushtruar presion ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së që të braktisin shërbimin.
Ndërkohë, RTS njofton se ndër të arrestuar janë edhe Predrag dhe Aleksandar Gjorgjeviq nga fshati Berivojcë të Kamenicës,
Në Kufcën e Epërme deri kohë më parë kanë punuar rreth pesëdhjetë pjesëtarë të FSK-së të nacionalitetit serb dhe që të gjithë kanë dhënë dorëheqje, shkruajnë mediat serbe.
Aksioni i policisë filloi në orët e hershme të ditës së sotme.
Përpos shtëpive të tyre policia ka bastisur edhe zyret e shërbimeve dhe ato të kryetarit të bashkisë së Shillovës
Kujtojmë se në javët e fundit janë larguar më shumë se 30 pjesëtarë serbë të FSK-së kryesisht të rrethinës së Gjilanit.