Janë bërë të gjitha përgatitjet për Festivalin Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”
Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia shqiptare” në Skenderaj tradicionalisht mbahet me datat 26, 27 dhe 28 Nëntor shkruan globisot.net.
Festivali mbahet në vigjilje të festave të Nëntorit siç janë;
Ngritja e flamurit në Krujë 28.11.1443.
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë 28.11.1912. Ditlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari 28.11.1955.
Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 28.11.1997.
Nën patronatin e Kryetarit të Komuna së Skenderajt z.Bekim Jashari janë bërë tashmë të gjitha përgatitjet për edicionin e 16-të Festivalit tradicional gjthëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”
“Rapsodia Shqiptare” është festival i muzikës rapsodike dhe mbahet në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, më 26, 27 dhe 28 Nëntor në Skenderaj.
Në këtë edicion pritet të marrin pjesë mbi 35 grupe rapsodësh nga të gjitha trevat shqiptare, qe do t’i argëtojnë adhuruesit e kësaj muzike tradicionale.
Simbol i Festivalit është heroi kombëtar Hamëz Jashari si kultivues dhe krijues i këtij zhanri të muzikës shqiptare, si dhe si adhurues i artit në përgjithësi.
Festivali edhe këtë vit ndan çmimet tradicionale për më të mirët vlerësuar nga juria profesionale.
Organizuar nga Kryetari i Komunës se Skenderajt-më 26, 27 dhe 28 Nëntor 2021 mbahet Edicioni i 16-të i Festivalit Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”
Festivali mbahet në kuadër të shënimit të
28 Nëntorit; Ditës së Flamurit,
Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë,
Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe
Daljes së parë publike të UÇK-së.
Festivali do të mbledh për tri ditë rresht në Skenderaj dhjetra rapsodë dhe grupe rapsodësh nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora.
Simbol i Festivalit është heroi kombëtar
Hamëz Jashari.
Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia shqiptare” në Skenderaj tradicionalisht mbahet në vigjilje të festave të Nëntorit siç janë;
Ngritja e flamurit në Krujë 28.11.1443.
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë 28.11.1912. Ditlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari 28.11.1955.
Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 28.11.1997.
Ky është postimi me promo të këtij festivali nga Kryetari të Skenderajt Bekim Hamëz Jashari në llogarinë e tij në facebook.
Nëntori i Lavdishëm!
Promo: Festivali “Rapsodia Shqiptare”, 2021
Me 26, 27 dhe 28 Nëntor, ora 16:00, Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”- Skenderaj.
Ju mirëpresim!
/Globisot.net/