Ajo bëhet shpesh mjaft e komentuar në rrjetet sociale dhe gjithmonë zë vend në mediat rozë me videot dhe fotot që publikon.
Por sonte balerina Klaudia Pepa, ka vendosur ta djegë fare rrjetin me videon më të fundit ‘zjarr’ nga plazhi që ka postuar në Instagram.
Por, duket se një video e publikuar nga ajo sot ku tregon të pasmet e saj, në një kostum plazhi që i nxjerr fundshpinën plotësisht zbuluar, nuk u ka pëlqyer aspak fansave të saj, të cilët kanë shpërthyer në komente negative.
Teksa ka publikuar këtë video ku duket joshëse, duket se Klaudia nuk i ka pritur komentet negative.