Policia e Kosovës ka njoftuar se një nënë ka raportuar se vajza e saj që katër ditë është zhdukur, rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Në raport thuhet: “Ankuesja femër kosovare me datën 22.05.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Sipas ankueses vajza e saj ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike.
Njësitë relevante janë duke e hetuar rastin”./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post